• |
ide | kryesore

Itali/ Mattarella nis konsultimet: Qeveri e re ose zgjedhje të parakohshme

Planet



Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, zhvilloi sot një takim me kryeministrin e dorëhequr, Giuseppe Conte, për të filluar më pas konsultimet me partitë politike me qëllim marrjen e një vendimi lidhur me krizën e ekzekutivit.

Conte njoftoi dorëheqjen në fjalimin e lajmëruar për seancën e djeshme parlamentare, pasi sulmoi ashpër ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, që e akuzoi për pabesi dhe entuziazëm për mbylljen e porteve të Italisë ndaj imigrantëve afrikanë.

Fjalimi i kryeministrit ishte i mbushur me fyerje për një forcë politike që përfaqëson miliona italianë. Unë nuk mohoj asgjë nga ato që kam bërë. Do të bëja sërish të njëjtën gjë dhe nuk do të mund të fyeja ata që deri dje ishin kolegët e mi në qeveri. Njerëz të tjerë, veprojnë ndryshe. Nëse kryeministri ka menduar se unë isha një idiot, prej muajsh, unë isha zëvendësi i tij. Gjithçka duhet të bënte, ishte të ma thoshte…unë nuk do të isha fyer”, është kundërpërgjigjur Salvini.

Më 8 gusht, në një përpjekje për të përfituar nga popullariteti i tij në rritje, Salvini njoftoi se aleanca e tij me “5 yjet” nuk ishte më funksionale dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, me qëllim që të mund të qeveriste i vetëm.

Sidoqoftë, debati mbi mocionin e mosbesimit i paraqitur nga “Lega”, u refuzua nga “5 yjet” dhe Partia Demokratike, forca politike që janë të hapura tashmë të diskutojnë për krijimin e një koalicioni mes tyre, duke përjashtur Salvinin nga qeverisja.

Skenarët e daljes nga kriza polike parashikojnë që presidenti Mattarela mund të mos e pranojë dorëheqjen, dhe t’i kërkojë Conte-s të qëndrojë në post, duke u përpjekur që të gjejë një alternativë për të marrë shumicën në parlament. Ng ana tjetër, kreu i shtetit italian mund ta pranojë dorëheqjen dhe të kërkojë një kryeministër tjetër, i cili mund të formojë një koalicion të ri. Nëse këto opsione nuk janë të aplikueshme, parlamenti mund të shpërbëhet dhe Italia do të shkojë në zgjedhje të parakoshme në muajin tetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *