• |
ide | kryesore

U rizgjodh president, betohet Sergio Mattarella: Italia tani është më e fortë

-Instant, Lajme, Planet



Sergio Mattarella është betuar ditën e sotme si President.

Në fjalën e tij ai u shpreh se për të ky ka qenë një vendim i papritur dhe njëkohësisht një përgjegjësi e madhe për të.

‘Për mua ishte një thirrje e re – e papritur, gjithashtu edhe një përgjegjësi; të cilës nuk kisha ndërmend t’i ikja. Prandaj po kthehem në këtë Kuvend, në vendin më të lartë të përfaqësimit demokratik, ku vullneti i popullit gjen shprehjen e tij maksimale. Ju falënderoj për besimin që më keni treguar duke më thirrur për herë të dytë të përfaqësoj unitetin e Republikës”, është shprehur ai.

Gjithashtu ai u shpreh se Italia tani është më e fortë  dhe se ndodhet në një fazë të jashtëzakonshme të rimëkëmbjes, duke shtuar se agjenda politike përcaktohet kryesisht nga strategjia e përbashkët europiane.

 

 

Më tej ai ka theksuar se lufta ndaj pandemisë COVID ende nuk ka përfunduar dhe se nuk duhet që nga ana e tyre qytetarët të tregohen të pavëmendshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *