• |
ide | kryesore

Presidenti italian refuzon dorëheqjen e kryeministrit: Krizën zgjidheni në parlament

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ajo që prej kohësh përflitej në politikën italiane, ndodhi këtë të enjte. Qeveria e kryeministrit Mario Draghi u rrëzua. Kryeministri italian njoftoi dorëheqjen pas largimit nga koalicioni i “Lëvizjes 5 yje”. Draghi tha se mocioni i mosbesimit ishte shumë domethënës nga pikëpamja politike, pasi shumica që e ka mbështetur këtë qeveri nuk është më.

Sipas Draghit pakti i besimit që qëndron në themel të qeverisë ka dështuar dhe se shumica qeverisëse nuk ekziston më. Më herët pati një mocion besimi në Dhomën e Lartë të Parlamentit, për masat që synojnë të ndihmojnë në përballimin e krizës së kostos së jetesës.

Edhe pse Lëvizja 5 Yjet bojkotoi votimin, mocioni u miratua me 172 vota pro dhe 39 kundër. Por me largimin e ‘5 yjeve’ Draghi ka humburt shumicën në parlament duke e detyruar të japë dorëheqjen.

Ai ia ka dorëzuar mandatin presidentit të vendit, Sergio Mattarella, por ky i fundit ka bërë një lëvizje surprizë. Ai nuk e ka pranuar dorëheqjen duke i kërkuar Draghit që kriza politike të zgjidhet në Kuvend. Nëse palët nuk do të gjejnë dakordësinë vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Draghi udhëhoqi një qeveri uniteti prej shkurtit të 2021. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Nuk i ka ardhur akoma aprovimi nga gjyshi Sorros gjyshit Matarella.
    Nxito Xhorxh te gjesh ndonje plehre tjeter ushtar te NWO – se per te zevendesuar ushtarin e asgjesuar globalist Dragi.

  2. Matarella e mori vec e i tha Draghi-t: Ja qifsha jeten un jam 80-vjec e vazhdoj te bej presidentin, ti cun i ri e do me u doreheq? Po dashuria per atdheun?

  3. Ca i keni keto komente idjotesh prej kospiracionisti paranoiak. Te ishte Rama sa 1/10 e Draghit, Shqiperia behej lule, lere pastaj ta krahasosh me non-gratat e me Like floririn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *