• |
ide | kryesore

Giampaolo ngel në klasë sulmin e Milan: “Do ndryshoj gjithçka”

Sport



Humbje në debutimin në kampionat në pankinën e Milan për Marco Giampaolo, i thyer 1-0 nga Udinese: “Të humbësh nuk bën kurrë mirë, por ndeshja më dha shumë informacione – komentoi tekniku -. Arrita të lexoj atë që skuadra bën mirë ose keq në bazë të karakteristikave. Shoh përtej rezultatit e duhet të shkojë përtej me analizën time. Në këtë humbje ka shumë pikë mbi të cilat duhet reflektuar”.

Ndeshja e parë si kuqezi ishte një zhgënjim i vërtetë: “Zotërimi i topit duhet të ketë një zhvillim më të mirë ofensiv, por ndoshta nuk është faji i lojtarëvem por karakteristikave të tyre”. Ndonjë përforcim në merkato në këtë pikë do të ishte e mirëpritur, por Giampaolo nuk e mban mendjen aty: “Nuk më interesojnë këto gjëra, unë duhet të mendoj për ndeshjen e si ti bëj tre sulmuesit të funksionojnë. Kemi sulmues që dinë të bëjnë gjëra specifike”.

Faza ofensive ka limite të theksuara, të paktën nga ajo që u pa në Udine: “Fillimisht mendova se problemi ishte të bënim funksional Suso, por duhet të mbajmë gjërat e mira e të organizohemi përpara. Zgjidhjet ofensive që propozuam nuk na pëlqejnë, jemi sterilë. Nuk ka asgjë për të hedhur poshtë, por duhet të kuroj disa detaje në mënyrë të ndryshme në krahasim me një koncept që kisha për futbollin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *