• |
ide | kryesore

Java e fundit e Neymar: PSG i kërkon Vinicius Real, Barça përgatit mega-ofertën

Sport



Këtë verë Neymar nuk ka zbritur ende në fushë e megjithatë në Spanjë ka përfunduar në faqet e para më shumë se cdo futbollist tjetër, sepse telenovela è tij e merkatos e nisur në qershor, nuk ka mbaruar ende. Barcellona e Real Madrid kanë kohë deri në 2 shtator për ta marrë nga Psg: ndoshta shumë pak kohë për një operacion të tillë.

Të dhënat mbi strategjitë e klubeve vazhdojnë të prodhojnë lajm. Sipas Marca e Mundo Deportivo, takimi i sotëm mes presidentit Josep Maria Bartomeu e team manager Eric Abidal shërbeu për të përcaktuar ofertën finale për tia paraqitur francezëve: 170 milionë euro, me një paqartësi mbi formulën që qartësisht ka diferencë të madhe. Huazim me të drejtën e blerjes apo blerje të detyruar. Në Paris e përjashtojnë mundësinë e parë.

Sipas As, ndërkohë, Psg i ka dhënë ultimatum Real Madrid që ngjan pak a shumë kështu: ose Vinicius ose nuk bëhet. Pak ditë nga fundit i merkatos e me Mbappé të dëmtuar, Leonardo imponon lojtarin për këmbim teknik. Pas një jave do të mësohet e vërteta e opsioni më i mundshëm duket, për momentin, që Neymar të qendrojë aty ku është.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *