• |
ide | kryesore

Përralla e Ansu Fati: debutim 16 vjeç me Barcelonën, më mirë se Messi…

Sport



Quhet Ansu Fati dhe është baby-fenomeni i ri i futbollit botëror. Në moshën 16 vjecare, 10 muaj e 1 ditë ka debutuar tek Barcellona, duke u futur në fushë në vend të Carles Pérez në sfidën kundër Real Betis. 15 minuta në fushë për tu futur në historinë e klubit e të bëhet i dyti debutues më i ri me blaugrana (vetëm 20 ditë pas Vicente Martinez Alama). Më mirë se Lionel Messi e Bojan Krkic, sa për të pasur një ide. I lindur në Guinea Bissau, Ansu ka mbërritur në Masia në 2012, duke treguar menjëherë se është i përzgjedhur.

Kundër Real Betis, sulmuesi i ri nuk u përfshi nga emocionet e në minutat e tij në Camp Nou shpalosi dribling e përshpejtime, duke i shkuar pranë edhe golit. E të mendosh që në 2015 përralla e tij rrezikoi të ndërpritej keq, për shkak të një frakture. Ansu qendroi jashtë gati një vit e pastaj Fifa e pezulloi për hetime në lidhje me disa parregullsi në teserimin e disa talenteve minorenë blaugrana. Incidente që nuk e errësuan kualitetin teknik të djaloshit, që ngjiti me shpejtësi shkallët drejt skuadrës së parë të Valverde. Një kapërcim në kualitet për Ansu, që pasi shënoi 4 gola e tre asist në Youth League vitin e kaluar, firmosi në korrik kontratën e parë si profesionist. Në Barcellona lindi një yll i ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *