• |
ide | kryesore

Refuzoi ftesën për filmin e tij, Ermali “thumbon” publikisht Gent Zenelaj

Paparazzi, Slider



Aktori dhe producenti i njohur, Ermal Mamaqi, do të sjellë shumë shpejt filmin e tij më të ri, i cili do të titullohet “I love Tropoja”.

Gjatë këtyre ditëve, ai ka bërë të ditur për publikun një pjesë të kastit të aktorëve të filmit, ndërsa së fundmi është mësuar se do t’i bashkohet edhe kolegu i tij i vjetër, Julian Deda.

Në profilin e tij në Instagram, Juliani publikoi një foto ku tregonte se ndodhej në Valbonë për xhirimet e filmit, teksa kishte ndryshuar edhe look-un e tij.

Juli është kthyer në bjond dhe këtë e ka treguar pak më parë në profilin e tij, nëpërmjet një fotoje.

Mirëpo, duket se Juli nuk ishte miku i vetëm të cilin Ermali e kishte ftuar në film.

Në një postim në Instagram, Ermali ka lënë të kuptohet se ftesën ia kishte bërë edhe Gentian Zenelajt, por duket se ky i fundit e ka refuzuar.

“I lumtur që Jul Deda do jetë pjesë e filmit tim. Mirë do ishte që të ishte dhe Gent Zeneli po hajt mo… herën tjeter…”- shkruan Ermali krahas fotos me Julin, duke thumbuar Gentin.

Kujtojmë se disa kohë më parë, Juli dhe Genti patën një mosmarrëveshje dhe duket se marrëdhëniet mes tyre vazhdojnë ende të mos jenë të mira.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *