• |
ide | kryesore

Taylor zbulon çfarë shkroi natën që Kanye ndërpreu fjalimin e saj në “VMAs”

Paparazzi, Slider



Kanë kaluar 10 vite që kur Kanye West u ngjit në skenën e “VMA 2009”, duke vjedhur momentin e fitores së Taylor SWift, për t’i thënë të gjithëve se Beyonce meritonte të triumfonte.

Për ta kujtuar si duhet këtë moment, Taylor ka publikuar një pjesë nga ditari i saj dhe çfarë shkroi në të, natën që ndodhi e gjithë kjo ngjarje:

Ahh..sa gjera mund të ndryshojnë në një javë…”- shkruan Swift në 18 shtator të 2009-ës- “Le të themi që nëse do më thonit se Kanye West do ishte personi tek i cili do të fokusohesha këtë javë, mediat dhe pjesa imë në VMAs, nuk do ju kisha besuar. Dhe nëse më thonit që nëse një nga yjet më të mëdhenj të muzikës do të ngjitej në skenë dhe do të thoshte live në televizion, se unë nuk duhet të kisha fituar, unë do ju thosha: Këto gjëra nuk ndodhin në jetën reale. Epo…mesa duket…ndodhin.”

Siç mund ta shihni dhe vetë, artistja e “Shake it off” nuk ka qenë dhe aq e lumtur me atë që ndodhi, gjë që është e kuptueshme. Për ju që e keni harruar, ja ku është dhe njëherë një nga momentet më ikonikë të të gjithë kohërave në VMAs dhe jo vetëm:



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *