• |
ide | kryesore

Barcellona inauguron stadiumin Johan Cruyff: do të jetë shtëpia e dytë blaugrana

Sport



Është inauguruar në Barcellona, në zonën e Sant Joan Despi, Estadio Johan Cruyff, që do të përdoret nga skuadra B blaugrana në vend të Mini Estadi. Në impiantin e ri do të luajnë gjithashtu edhe formacionet femërore e të rinjtë e klubit. Në festën e inaugurimit kanë marrë pjesë ekipet e moshave të Barcellona e Ajax, dy klubet e Cruyff, përvec familjes së kampionit hollandez e shumë lojtarëve të Barcellona, përfshirë Leo Messi.

Impianti, i dizenjuar nga studio katalanase Battle I Roig, ka një kapacitet prej 6mijë vendesh, ndërsa Mini Estadi, që kishte 15 mijë, do të shembet për ti hapur vend një pallati të vogël sporti. Struktura bën pjesë në projektin Espai Barca, një kompleks sportiv ku është parashikuar edhe një konstruksion i ri i Camp Nou, Palau Blaugrana e zjvillimi i aktivitetetve të ndryshme të klubit, përfshirë guidën e vizitave dhe krijimin e zonave publike që integrojnë aktivitetin e klubit me qytetin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *