• |
ide | kryesore

MTV music awards, mediat krahasojnë Avan me Gagan

Paparazzi, Slider



Ava Max tërhoqi mjaft vëmendje në MTV Video Music Awards. Pavarësisht se nuk arriti të rrëmbente një çmim, Ava u komentua mjaft gjatë për paraqitjen e saj skenike.

25-vjeçarja ishte veshur me lëkurë e zinxhirë, çizme me taka të larta dhe një mantel të kuq. Pamja e saj u krahasua me atë të këngëtares Lady Gaga, që nga hera është identifikuar për stilin e saj të çuditshëm, provokues dhe ekstravagant.

Risjellim në vëmendje se këngëtarja me origjinë nga Saranda, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, ka filluar të ngjisë shkallët e karrierës muzikore sidomos pas publikimit të videoklipit “Sweet But Psycho”. Kjo e fundit numëron thuajse 416 milionë shikime në You Tube.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *