• |
ide | kryesore

Detajet/ Kush është 36-vjeçari i dënuar për vrasje që i bënë atentat sot në Vlorë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga ajo që u raportua si shpërthim me tritol në Vlorë ku u plagos një 36-vjeçar. Policia e Vlorës sqaron se personi është qëlluar me armë zjarri dhe tani ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë gjithçka ndodhi rreth orës 19:23 kur në spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi Elius Thartori, 36 vjeç. Ai ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

“Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit” – thotë policia. Është pak e paqartë dinamika pasi dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar një shpërthim ndërsa policia ka deklaruar se bëhet fjalë për të qëlluar me armë.

I plagosuri sapo ishte kthyer nga jashtë vendit në Vlorë. Thartori ka qenë 10 vjet i dënuar për vrasje dhe pas lirimit nga burgu ka punuar për pak kohë si mësues fiskulture. U pushua nga puna pasi u denoncua në emisionin “Fiks Fare” se ishte punësuar në kundërshtim me ligjin. ©LAPSI.al

NGA DENONCIMI I FIKS FARE

Kamera e “Fiks Fare” ka filmuar mësuesin e edukimit fizik të shkollës 9 vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë, Eljus Thartori, duke luajtur me letra në klasë.

Gjuha që nxënësit përdorin për të etiketuar drejtoreshën e kësaj shkolle është fyese dhe denigruese për figurën e mësuesit.

Ky mësues, në kundërshtim me ligjin, inkurajon nxënësit që të fyejnë drejtoreshën gjatë orës së mësimit.

Mësuesi Thartori, i cili jep mësim në këtë shkollë prej 8 vjetësh, është i dënuar për vrasje dhe asnjëherë Drejtoria Arsimore e Vlorës nuk ka verifikuar dokumentacionin e tij dhe as i ka kërkuar që të sjellë dëshminë e penalitetit.

Kamera e Fiks fare ka sjellë pamje nga klasa ku mësuesi i fizkulturës luan me letra së bashku me dy nxënës të klasës së 9-të gjatë orës së mësimit. Ora shënon 8.30 dhe në shkollë është duke u zhvilluar ora e parë e mësimit.

Mësuesi Eljus Thartori është dënuar me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Në redaksinë e emisionit Fiks fare mbërriti një ankesë nga Vlora, pikërisht nga vetë mësuesi Thartori. Ai pretendonte se e kanë hequr padrejtësisht nga puna. Një ekip i Fiksit shkoi në shkollën në fjalë, ndërsa konstatuan se mësuesi i ishte rikthyer mësimdhënies. Gazetarët pyetën vetë Thartorin. Ai shprehet se është i vetëdijshëm që ai nuk i ka dokumentet në rregull, nuk posedon një diplomë të shkollës së lartë dhe aktualisht ka vetëm diplomën e shkollës së mesme në mjeshtri sportive.

Drejtoresha e shkollës, Magdalena Imeri, pohon para gazetarëve, se në dosjen e këtij mësuesi mungon edhe dëshmia e penalitetit. Për drejtoreshën Imeri kjo është edhe arsyeja e largimit të Thartorit nga puna.
Drejtoresha e shkollës tregon për Fiks fare se dëshmia e penalitetit të këtij mësuesi mund të jetë në dosjen e tij në DAR Vlorë.

Ky dokument nuk ndodhej as në Drejtorinë Arsimore të Vlorës. Drejtoresha e Zyrës Arsimore , zonja Albana Hodaj tha për Fiks Fare se do të interesohej për këtë rast dhe se do të merrte masa.

Por askush nuk mori asnjë masë. Në 29 janar 2017 këtij mësuesi i përfundonte kontrata e punës. Askush nuk kishte marrë asnjë masë për dokumentet e munguara në dosjen e këtij mësuesi dhe për verifikimin e dëshmisë së tij të penalitetit.

Gazetarët iu drejtuan edhe njëherë tjetër drejtoreshës së DAR Vlorë, zonjës Albana Hodaj, e cila shprehet se mësuesit të fizkulturës, Thartori, i ka mbaruar kontrata dhe nuk është më mësues. Për ta vërtetuar gazetarët shkuan pas 5 ditësh në shkollën “Teli Ndini”, ku konstatuan se Elius Thartori vazhdonte të jepte mësim në këtë shkollë.
Mësuesi me dy nxënësit e tij të klasës së 9-të gjatë orës së fizkulturës: ora 08:30

Drejtoresha: Ergi, Ergi çoje kokën, prindi shqetësohet vërtët, dhe e di për çfarë shqetësohet? Çoje çik kokën. E di kush është shqetësimi kryesor për prindërin? Edukata Ergi. Shiko të rrish me një mësuese në orën e mësimit dhe ajo nuk guxon… Jo jo do ta bëj vetë, do t’iu ndjek non stop.

Drejtoresha largohet……

Nxënësi: T’i q… robt debiles, ta vrasim fare.
Vjen mësuesi i Fiskulturës, Eljus Thartori

Mësuesi: Hajde vemi këtu (ulen në bankën e para ngjitur me derën e klasës) . Ç’a tha drejtoresha?

Nxënësi:Vjen aty i q… robt është rob q… fare. Vinte ajo këtu na bënte muhabetin ne.

Mësuesi: Dale dale, se informohem unë, se kemi punë tani (fillojnë të lozin bixhoz)
Nxënësi: Po këto letrat s’do i trazosh një çik

Mësuesi: Vendosi aty se s’u bë qameti, radhën e ka Ergi

Nxënësi: 3-sh

Mësuesi: Dy, shtatë, tre, dy-sh. Kur bën dhe kjo drejtoresha si p.. rënd, mu si palloi.
Nxënësi: PAS

Nxënësi2: PAS

Mësuesi:Shtatë. Po kur rri serioze ajo, ma …

Mësuesi:Hë drejtoreshë të q… robt. Mu si palloi. Ta ngre drejtoreshën ta marr, ta bëj ta…

Mësuesi: T’i iki truri fare. PAS

Nxënësi: PAS

Mësuesi:Hidhe dy-shin aty

Nxënësi: Dhjetë.

Nxënësi 2: As. Gjashtë

Nxënësi: Dhjetë, ti e kishe radhën?

Nxënësi 2: Po unë.

Nxënësi: As.

Nxënësi: PAS

Mësuesi: PAS

Nxënësi: Dy Fanta.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *