• |
ide | kryesore

Falsifikimi i biletave/ Gjykata e Tiranës jep vendimin për 8 të arrestuarit e linjës së Unazës

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për 8 të arrestuarit nën akuzën e falsifikimit të biletave të urbanëve.

Masa “arrest me burg” u vendos për 2 nga 8 të ndaluarit: Lulzim Allarajn dhe Aldi Dukën. Ndërkohë, në arrest shtëpie u lanë Ferdinand dhe Anastas Ibrahimi, babë e bir, Klodian Qato dhe Fatos Vrapi. Ndërsa, ndaj Erisa Vorës dhe Albana Vrapit u caktua masa “detyrim paraqitje”.

Gjatë seancës të arrestuarit kanë mohuar të kenë patur pretenduar dijeni për përdorimin e biletave false. Konstatimi i biletave false është bërë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë. Më pas agjentë të tatimeve kanë sekuestruar gjatë kontrolleve bileta që kanë rezultuar se nuk ishin të prodhuara nga kjo shtypshkronje, duke bërë edhe kallëzim në Polici.

Ndalimi i këtyre 8 personave u bë në kuadër të operacionit të koduar “Bileta e falsifikuar”, me finalizimin e të cilit ku u sekuestruan 150 000 bileta urbani të falsifikuara, që konvertohen në vlerën e 6 000 000 lekëve të reja. Nëpërmjet veprimeve të kundraligjshme, të arrestuarit i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, ende të papërllogaritur me saktësi.

Sipas organit të hetimit, për të fshehur falsifikimin, të arrestuarit bënin dublim të biletave, duke i vendosur të njëjtin numër serie si origjinali.

 



6 Comments

  1. Sistem drejtesie qe blihet menjehere kundrejt pazareve , ptuuuu shkerdhatat
    Fallasifikim i papare, njelloj si fallsifikimi i DH, dhe me e forta eshte qe dhe keta jane miqte e politikaneve ku me ta ndajne paret e grabitura.
    Shtet i kalbur ku nuk afrohet asnje investitor

  2. Te gjithe vjedhin sipas mundesive qe ja krijojne vehtes duke shfrytezuar postin .
    Sa me i ulet te jete jete posti,
    sa me i varfer dhe i pambrojtur personi aq me i madh denimi .

  3. RROFTE VETINGU QE DO BURGOSE POLITIKANET E NUK BURGOS 5 VETE TE KAPUR NE FLAGRANCE .
    ROPT GJOBEVENESVE TE DREJTESISE

  4. Eshte me te vertete nje turp per shtetin, per banoret dhe oer te gjithe ata qe paguajn taksa etj. Dolen kush kishte provat e fajsis. Pse nuk i denuan te gjithe jir provat i kan ne dore? Perse valle pronari dhe i biri do rrinkan ne shtepi e dy dicpencerat ne burg? Ku eshte e drejta dhe barazimi ne kete rast? Esht tek vlera e provave qe kan ne komisariat apo tek vlera e te korruptuarve? Per te ardhur keq! U be ceshtja mediatike e paguajn vetem 2persona per 8!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *