Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore Golem – Plepa.
Nga informacionet paraprake, mësohet se një motorr është përplasur me një automjet të tipit “Ford”.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore për të kryer zbardhjen e plotë të aksidentit.