• |
ide | kryesore

F1/ Shfaqjen në Belgjikë e jep Leclerc: pole position i Ferrarit pas 12 vjetësh

Sport



Charles Leclerc ka arritur pole position në GP të Belgjikës në kualifikueset e dominuara totalisht nga Ferrari, me Sebastian Vettel që kompletoi një vijë të parë të gjithën të kuqe, për herë të parë në këtë Botëror të Formula 1. Piloti i ri i Ferrarit ka bërë diferencën, duke e mbyllur provën e tij me një 1’42”519 e duke i marrë gati 7 të dhjetat shokut të skuderisë, por gjithashtu edhe Mercedes të Hamilton, që do të startojë në vijën e dytë në krah të W10 tjetër të Bottas. Në vijën e tretë, Red Bull i Verstappen e Alfa e Raikkonen.

Pas 12 vjet pritje (herën e fundit ishte pikërisht Kimi Raikkonen në 2007) Ferrari është kthyer në pole në Spa. E ka bërë falë një Leclerc të jashtëzakonshëm, që ka konfirmuar superioritetin e treguar gjatë sesioneve të provave të lira, duke krijuar distanca të frikshme me rivalët më të rrezikshëm, Seb e Lewis mbi të gjithë. I nervozuar gjermani në fund të Q3, pak për trafikun që gjeti përpara, pak për ndonjë gabim të vetin, që e zbriti në + 0”748. Vetëm 16 të mijtat më i shpejtë se Hamilton, por aq sa mjaftoi për të monopolizuar vijën e parë e për ti dhënë Ferrari shansin të kthehet tek suksesi në një sezon deri tani të mallkuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *