• |
ide | kryesore

Ansu Fati, goli i parë profesionist 16 vjec: por rekordi është i një armeni

Sport



Historia është shkruar, por vetëm pjesërisht. Me golin e shënuar kundër Osasuna, të shtunën pasdite, adoleshenti i Barcellona Ansu Fati është bërë shënuesi më i ri i blaugrana, që ka realizuar një gol në Liga. Një arritje prestigjoze aq sa e papritur, por që nuk i ndryshon hiararkitë e podiumit të golave rinorë në futbollin botëror. Në vendin e parë mbetet goli i fiksuar nga armeni Armen Ghazaryan në moshën 14 vjec e 215 ditë në 2002 në 7-0 e FC Shirak kundër FSC Lori, por dëmtimet e njëpasnjëshme e penguan më pas të kishte një karrierë të bërë me rekorde të tjerë.

Në 2018, e kishte radhën paraguajani Fernando Ovelar, të rrëmbente kopertinat botërore me golin e parë si profesionist, në moshën 14 vjec e 297 ditë. E cfarë goli. Nga ata që nuk mund ti harrosh kurrë jo vetëm për moshën e vogël. Titullar në transfertë në super derbin kundër Olimpia Asuncion, pas 15 minutash lojë, sulmuesi i Cerro Porteno zhbllokoi rezultatin me një prekje elegante, që mposhti portierin kundërshtar. E pamundur të bësh më shumë…

E di mirë letonezi Jānis Grīnbergs që mban shtrënguar golin e tij me penallti në moshën 15 vjec e 102 ditë, në 2014 në 4-0 Skonto FC përballë FC Daugava. Një gol që i lejoi edhe sot të jetë në shkallën e fundit të podiumit: “Një vit më parë isha kapës topash i skuadrës dhe i jepja topin idhullit tim Mingazov, tani jam në të njëjtën dhomë zhveshje me të”, tha në atë kohë Grīnbergs për Uefa. Por askush nuk befasohet, sepse në futboll mund të ndodhë cdo gjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *