• |
ide | kryesore

Kush do ta shoqërojë Capital T në koncertin e parë të karrierës së tij

Paparazzi, Slider



Capital T po bëhet gati për koncertin më të madh që ka mbajtur ndonjëherë në Tiranë!

Koncerti do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në datën 19 shtator dhe Capital T e ka cilësuar si një ëndërr të bërë realitet.

“Mbajeni mend këtë datë 19.09.19

Koncerti i parë i karrierës time, i ëndërruar nga unë që në fillimet e mija po bëhet realitet. Dëshira, vullneti, puna e pa lodhur e një prej skuadrave më të mira po bëjnë të mundur që 19.09.19 të mbetet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh. Sheshi Nënë Tereza”, është shprehur ai më herët.

Në krahë tij do të performojnë dhe artistë të tjerë.

Burime për “Blitz.al” kanë konfirmuar artisten e parë që do të performojë krahë Capital T dhe ajo është… Dhurata Dora.

Ata janë miq të mirë prej kohësh, si dhe kanë bërë edhe bashkëpunime me njëri-tjetrin si kënga “Bongo” e cila pati shumë sukses.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *