• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Metës/ Komisioni hetimor mblidhet nesër, pritet thirrja e dëshmitarëve (DETAJET)

Lajme, Të fundit



Komisioni Hetimor parlamentar i ngritur “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, do të mblidhet ditën e nesërme në mesditë, pasi ka grumbulluar një sërë informacionesh për rinisjen e hetimeve ndaj kreut të shtetit, Ilir Meta.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kolegji Zgjedhor, Qendra e Publikime Zyrtare, madje edhe vetë institucioni i Presidencës, kanë bashkëpunuar me këtë komision, duke i dërguar materiale në formën e përgjgjigjeve kundrejt kërkesave të formuluara.

Mësohet se ky komision ka kërkuar dhe ka marrë informacion të detajuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme mbi krimet zgjedhore, duke nisur nga periudha 1 Janar-10 Qershor  të 2019-s dhe deri pas vendimit të Metës për të çdekretuar 30 qershorin, si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Në korrik, komisioni miratoi me 9 vota pro kërkesën  e anëtares dhe sekretares, Klotilda Bushka, për marrjen e një opinioni nga Komisioni Venecias për shkeljet kushtetuese të pretenduara të Metës. Kështu, më datë 6 shtator pritet që të ”zbarkojë” në Tiranë një delegacion i Komisionit të Venecias në një mision faktmbledhës për çështjen në fjalë.

Kërkesa për shkarkimin e presidentit u bë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin, që u argumentua nga Meta ndër të tjera si një përpjekje për të ruajtuar parimin e pluralzimit partiak në zgjedhje.

Gjatë verës, komisioni ka hartuar një listë me dëshmuesit kundër Metës që mbahet larg mediave me shumë diskrecion. Më herët, presidenti i është përgjigjur negativisht thirrjes së Kuvendit për të marrë pjesë në seancën dëgjimore të Komisionin Hetimor, që e quajti të palegjitimuar dhe në funksion të realizimit të një procesi antikushtetues votimesh më 30 qershor.

Në përgjigje të shkresë-kërkesës së Kuvendit, Meta shkruante se intepretimi i rolit të presidentit, nuk mund të bëhet  vetëm Gjykata Kushtetuese, që prej kohësh nuk është funksionale.

 



2 Comments

  1. Ky popull e ka te qarte dhe nuk pret asgje te mire nga asnje pushtet por te pakten beni nje pune te dobishme dhe cojini ne burge, sizmologun apokaliptik dhe katoliken e konvertuar, keshtu edhe popullit i beni nje te mire edhe zgjasni pushtetin tuaj edhe shtoni pasurine tuaj, duke i konfiskuar familjes Adams, pasurine e vjellur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *