• |
ide | kryesore

“Dy vite më parë as nuk e mendoja këtë moment”: Gjasula i emocionuar në konferencën për shtyp

F1, Sport



Afrohet edhe më shumë përplasja e shumëpritur me kampionët e botës të Francës, por edhe ajo në shtëpi kundër Islandës dhe kuqezinjtë nisin tashmë të ndjejnë emocionet e sfidave. Për Klaus Gjasulën, është një ëndërrë e vërtetë, mundësia për të debutuar kundër Francës, në kohën kur një vit më parë luante në Ligën e tretë gjermane, por tani vjen ti japë forcë mesfushës së Edy Rejas si lojtar i Paderborn: “Është një kënaqësi e madhe për mua që jam këtu, e kam pritur këtë ditë shumë gjatë. Për mua do të ishte një gjë e madhe të nisja titullar, trajneri do ta vendosë dhe do ta shohim. Vitet e fundit nuk e prisja që do të vinte kjo ditë, por dy vitet e fundit më ka ecur shumë mirë në Gjermani dhe kur kur luan në Bundeligë është më mirë”.

Entuziazëm në kampin e kuqezinjve, mbi të gjitha si pasojë e fitores së fundit kundër Moldavisë, në qershor, ku u kthye protagonist pas një dëmtimi të gjatë Odise Roshi. Lojtari tashmë i ka lënë pas problemet dhe, pas assist kundër moldavëve, kërkon të lërë shenjë edhe ndaj Francës, duke u vënë në dispozicion të teknikut, edhe nëse do të duhet tia nisë nga pankina: “Unë gjithmonë e kam thënë që kur futem në fushë jap maksimumin tim me Kombëtaren – tha Roshi -. Është kënaqësi e madhe për mua, kur shënoj dhe asistoj. Jap maksimumin për shtetin tim”.

Dy ndeshjet janë shumë të rëndësishme, e ndonëse një ide për zgjedhjen taktike të Rejas lojtarët e kanë, formacioni nuk është vendosur ende. Konkurenca është e madhe si e pohon 29 vjecari Gjasula: “Duhet të ketë konkurrencë në çdo pozicion dhe skuadër dhe ai që e meriton më shumë e sheh trajneri dhe ai do të luajë”. Roshi shkon edhe më larg, duke ëndërruar goditjen në Francë: “Trajneri luan me skemë nga krahët – vazhdoi Roshi -. Akoma nuk është vendosur kush do luajë. Ata që do luajnë shpresoj të japin maksimumin. Luajmë kundër kampionëve të botës. Do të jetë kënaqësi për të gjithë shqiptarët të marrim një rezultat pozitiv atje”.

Kuqezinjtë vijojnë stërvitjen përpara sfidave të 7 dhe 10 shtatorit, sipas një progami të detajuar nga tekniku Reja. Dy senaca stërvitore, për të reduktuar në vetëm një të mërkurën, ndërsa të enjten kombëtarja fluturon drejt Francës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *