• |
ide | kryesore

Posta nxjerr blof Prokurorinë: Kajmakut ia dorëzuam kërkesën për shenjat e gishtave në bashki

Lajme, Të fundit

Prokuroria e Përgjithshme dha detaje për verifikimet që po kryen për rastin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku i akuzuar nga PD për trafik në Greqi. Ndër të tjera organi i akuzës shprehej se hetimet mbi të nuk po vonohen, por se ka pasur një ngatërresë nga ana e postës në dorëzimin e kërkesës për marrjen e shenjave të gishtërinjve. Por ky institucion e ka hedhur poshtë këtë pretendim. Posta Shqiptare në një reagim zyrtar nxjerr blof prokurorinë duke sqaruar se kërkesa e saj i është dorëzuar Kajmakut.

“Të gjitha dërgesat postare të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe lehtësisht të verifikueshme. Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës).

Më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash. Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë. Ky fakt vërtetohet lehtësisht në dy mënyra: Sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës dhe prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë” – shkruan Posta Shqiptare në reagimin e saj.

Më herët prokuroria e përgjithshme tha se posta nishte ngatërruar adresë dhe gjurmët e gishtave u morën nga kompania ALEAT.

“I është kërkuar shtetasit Agim Kajmaku të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore dhe këtij të fundit të përcjellë gjurmët daktiloskopike pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ende nuk është administruar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën. Më datë 28.08.2019 janë administruar të dhënat biometrike të shtetasit Agim Kajmaku, nga institucioni që ruan dhe administron të dhënat biometrike të shtetasve të Republikës së Shqipërisë, ALEAT”, – thuhej në deklaratën e prokurorisë.

Agim Kajmaku akuzohet nga opozita se është arrestuar në vitin 2003 për shpërndarje të parave false në Greqi. PD ka publikuar një dokument sipas saj nga sistemi TIMS me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën është arrestuar dhe një tjetër po nga sistemi TIMS që tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku nga ku del në përfundimin se janë i njëjti person.

Sipas selisë blu kjo vërteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto në Greqi në fakt është Agim Kajmaku dhe se ky i fundit nuk e ka përcjellë këtë fakt në formularin e dekriminalizimit, çka automatikisht do ta përjashtonte nga gara për të qenë kryebashkiak.

5 Comments

  1. Mos prisni qe ky nari te reflektoj dhe te hapi krahun, ky qenka aq gamor sa qe shpreson se mund t’ia hedhi. Gjeja me e mire eshte qe t’i thuhet ketij anafalbeti qe te iki pa u bere balte fare kjo pune. Shenjat e gishtave jane unike o naro dhe nuk shpeton prej tyre nese t’i kane marre, jo te ndryshoshe emrat por te ndryshoshe edhe turirin prap te gjejne, more copa e injorantit.

  2. Ky me siguri ka depozituar gjurmet e gishtave te ndonje tjetri per pasaporten dhe prit e kur te dale nga verifikimi qe nuk eshte i njejti njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu