• |
ide | kryesore

Peter Lindbergh, fotografi ‘armik’ i photoshop-it (FOTO)

Paparazzi, Slider



Peter Lindbergh, i njohur ndryshe si fotografi i yjeve të Hollywood-it u nda dje nga jeta në moshën 74-vjeçare, duke hidhëruar kështu gjithë botën e modës, të së bukurës dhe jo vetëm.

Lindbergh, ishte një prej fotografëve më të mirë të modës, shquhej për stilin e tij kinematografik dhe çdo shkrepje e tij ishte unik. Ai e urrente perfeksionin në foto, e donte subjektin me shumë pak grim dhe preferonte dritën natyrale. Portretet më  të mira të  Linda Evangelista, Naomi Campbell, Kate Moss e qindra yje të tjera të Hollywood-it, në kopertinat e revistave, mbajnë emrin e tij.

KATE MOSS

“Kompanitë e kozmetikës i kanë bërë të gjithëve lavazh truri. Unë nuk dua të editoj asgjë. Edhe kur më thonë që “oh, ajo duket e lodhur”… Edhe pastaj? Çfarë ka që duket e lodhur? Duket e lodhur dhe e bukur!”- u shpreh Peter gjatë një interviste për Observer në 2016-ën.

ESTELLE LEFÉBURE, KAREN ALEXANDER, RACHEL WILLIAMS, LINDA EVANGELISTA, TATJANA PATITZ AND CHRISTY TURLINGTON, NË SANTA MONICA, 1988

Fotografi i preferuar i yjeve, preferonte fotot bardh e zi dhe urrente fotoshopin. Stili i tij realist doli në pah gjatë kohës që bota e modës dominohej nga shkëlqimi i tepërt. Gjatë punës së tij, ai gjithnjë thoshte se është përgjegjësi e fotografit të “çflirojë gratë”  dhe këdo tjetër nga frika e rinisë dhe perfeksionit.

DEBBIE LEE CARRINGTON & HELENA CHRISTENSEN, EL MIRAGE, CALIFORNIA, 1990

Vdekja e fotografit të famshëm preku këdo që punoi me të dhe gjithë të tjerët që janë emocionuar vetëm nga punimet e tij.

Dukesha Meghan Markle, e cila preferonte Lindbergh nga gjithë të tjerët, u shpreh: “Puna e tij vlerësohet globalisht sepse kapte esencën e subjektit. Promovonte ide të shëndetshme të bukurisë, shmangte fotoshop-in dhe zgjidhte bukurinë natyrale me make up minimal.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *