• |
ide | kryesore

Tekniku i Costa Rica dorëhiqet për motivin më të çuditshëm…mërzia

Sport



Ka nga ata që largohen nga pankina për papërshtatshmëri me lojtarët, ka nga ata që e bëjnë për motive teknike e ka nga ata… që mërziten! Gustavo Matosas, tashmë ish-tekniku i Costa Rica, ka braktisur rolin e tij: “Të drejtoj një Kombëtare nuk është për mua, më bën të ndihem jo produktiv. Nuk do të bëj trajnerin e një kombëtare në të ardhmen sepse nuk mund të stërvis lojtarët vetëm cdo dy muaj” ka thënë ai në konferencë për shtyp .

“Nuk e mendoja se të bëjë trajnerin e kombëtares ishte kaq e mërzitshme”. Është ky motivi që Gustavo Matosas ka dhënë përpara se të largohet nga pankina e Costa Rica. “Të drejtoj një Kombëtare nuk bën për mua, më bën të ndihem jo produktiv. Më vret ideja të shoh video për të përgatitur ndeshjet, nuk është kjo që më entuziazmon – ka thënë ai -.Dua të stërvis lojtarët cdo ditë, ndërsa tani i shoh vetëm një javë cdo dy muaj. Kjo gjë më rëndon shumë”.

Mërzia e ka shtyrë ish-trajnerin e Costa Rica të braktisë rolin e tij, jo përpara se të drejtonte skuadrën e tij të premten në miqësoren kundër Uruguay në San José. Matosas është i bindur që të bëjë trajnerin e kombëtares nuk është për të: “Nuk pendohem për zgjedhjen time e nuk largohem i dëshpëruar sepse dhashë maksimumin. Nuk do të bëj trajnerin e një kombëtare në të ardhmen sepse nuk mund të stërvis lojtarët vetëm cdo dy muaj”. Trajneri kërkon kështu dukshëm një klub ku të mund ti dedikojë më shumë kohë lojtarëve të tij, të përgatisë më shumë ndeshje e ku të ketë më pak kohë për tu mërzitur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *