• |
ide | kryesore

Vrau 8 familjarët, jepet dënimi për “monstrën” e Selenicës

Lajme, Të fundit



Ritvan Zykaj, autori i masakrës së Selenicës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 8 persona, familjarë të tij, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Vendimi u dha sot në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë. Organi i akuzës mbylli hetimet mbi rastin në fjalë, të ndjekura nga prokurori Saimir Smaka dhe dorëzoi në Gjykatë kërkesën për gjykim më datë 8 janar të këtij viti.

Ndaj autorit nuk u aplikua gjykimi i shkurtuar, i cili nuk parashikohet më në ligj, i ndryshuar në Kod prej vitit 2017, në rastet e kryerjes së krimeve të rënda.

Për krimin e kryer nga Zykaj, ligji parashikon një dënimi që varion në jo më pak se 35 vjet burg dhe deri në burgim të përjetshëm.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *