• |
ide | kryesore

Shqiptarja e parë e nominuar për “Latin American Music Awards” është…

Paparazzi, Slider



Këtë javë, Telemundo ka zbuluar kandidatët për çmimet e “Latin American Music Awards 2019” dhe Lunay, Daddy Yanke dhe Sech, janë në mesin e artistëve të tjerë, që në rrjetet sociale falënderuan fansat e tyre për mbështetjen dhe i inkurajuan ata të votojnë.

Të nominuarit e AMA-ve Latinë 2019 bazohen në bashkëveprimet e yjeve me muzikën, përfshirë shitjet, transmetimin dhe aktivitetin shoqëror, sipas analizës së Billboard përmes aleatëve të tyre të të dhënave Nielsen Music dhe Next Big Sound, që mbulojnë periudhën nga 10 gusht 2018 deri në 25 korrik 2019.

Këtë vit po ashtu është hera e parë që nominohet një shqiptare dhe nuk ka dyshim se kjo është Rita Ora. Ylli shqiptar përmes një postimi të publikuar në InstaStory bëri të ditur u nominua për herë të parë në “Latin American Music Awards”.

“Kosovaro-britanikja e parë e nominuar në Latin AMA”, ka shkruar ajo, duke treguar se është nominuar me projektin “R.I.P” në duet me Sofia Reyes dhe Anitta për “Video kënga muzikore e preferuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *