• |
ide | kryesore

Football Leaks zbulon kontratën e fshehtë të Ronaldo me Nike: 162 milionë euro deri në 2026

Sport



Një makinë golash, por edhe një makinë parash. Cristiano Ronaldo do të fitojë në fakt 162 milionë euro falë kontratës së fundit të sponsorizimit me Nike. E kanë zbuluar këtë dokumentat e fundit të Football Leaks të publikuara nga revista gjermane Der Spiegel. Në kontratën, që do të zgjasë deri në 2026, shfaqet prezenca e një bonusi prej 4 milionë euro për faktin se ka fituar Topin e Artë.

Kampioni portugez – që nga Juventus përfiton 30 milionë euro në sezon – nga 2004 ka një kontratë sponsorizimi me gjigantin amerikan, që i ka “garantuar një komision bazë prej 3,65 milionë euro”. Përvec kësaj, lexohet në faqet e Bild, “derisa Ronaldo të luajë për një klub të kategorisë A, duhet të paguhet 16,2 milionë euro cdo vit”. Zbulimet e revistës gjermane janë likuiduar menjëherë nga Nike: “Nuk i komentojmë kontratat e sportistëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *