• |
ide | kryesore

Aksident te “Zogu i Parë”, autobusi i “Tiranës së Re” përplas 2 këmbësore

Lajme, Të fundit



Një aksident është shënuar pak pas mesditës së sotme në kryeqytet, ku një autobuz i linjës së Tiranës së Re ka përplasur dy këmbësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:32 në Bulevardin “Zog i Parë”, ku si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasja me iniciale K. N dhe një tjetër këmbësore, ende e paidentifikuar.

Nga informacionet paraprake, mësohet se të lënduarat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. M, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për kryerjen e zbardhjes së shkaqeve dhe të rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *