• |
ide | kryesore

Meta nxjerr foton: Si ish-student i dhjetorit s’mund të heshtja para votimeve me një kandidat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pyetjes së deputetit të opozitës së re, Halit Valteri, se ku e ka bazuar vendimmarrjen e tij Ilir Meta për të anuluar dekretin e tij për datën e zjedhjeve, Presidenti i dha një përgjigje në Komisionin e posaçëm hetimor për shkarkimin e tij.

Kreu i shtetit ka kujtuar se ndryshimi i datës së zgjedhjeve ka ndodhur nga dy ish presidentët e Shqipërisë.

Madje ai ka kujtuar vendimin e ish-Presidentit, Ramiz Alia, i cili sipas tij i dha mundësi opozitës së sapo formuar në vitin 1991 që të regjistrohej në zgjedhje.

Meta tha se si ish-student i dhjetorit, nuk mund të pranonte që të kthehen votime si në kohën e diktaturës me një kandidat.

“Janë dy President të Republikës që kanë vepruar në mënyrë të tillë për të çtensionuar situatë dhe për të garantuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Ka dhe deputetë me eksperiencë që mund t’ua shpjegojnë. Precedentin e parë e ka bërë Ramiz Alia në vitin 1991, ku i dha mundësi opozitës së sapo krijuar dhe që i jepte mundësi të merrte pjesë në zgjedhjet për rrëzimin e tij.

Ne i kërkuam Ramiz Alisë pluralizimin politik, por ai e pranoi dhe me dekretin e shtyrjes së zgjedhjeve, tregoi se të gjithë duhet të viheshim në shërbim të pluralizmit demokrat njëherë e përgjithshmen.

Kjo është e tepërt, përveç argumentave ligjor dhe konventave, t’i kërkosh një ish-studenti të dhjetorit të heshtë pas 30 vjetësh, të hesht dhe të kthehet në votime me një kandidat si njëherë e një kohë”, u shpreh Meta.



3 Comments

  1. Shoket dhe shoqet e Birosë po ia bejne 8-2 poliagjentit Meta!
    Sepse Partise nuk i rreshqet asgje nen hunde.
    T’rroj’ Partija jone Ripjellese me shoket e ndrishêm ne krie!

  2. shko ore bythqir tutje. ke filluar te na prekesh telat me kete personash qesharak qe po mundohesh te krijosh ne syt e opinionit, o Like floriri.
    Na je ber animalist, del me qen, mace dhi, dele ca te te dal perpara, ke harruar derrat te singjashmit e tu.
    Na je ber notar, aplinist, shtangist e shahist te na mbushesh mendjen se te eshte rikthyer virgjeria. gjej njerez ne rrug kot se koti e dil neper foto e neper fb e ista. mer me vete dhe bes kallakun me qim peken te tregosh qe mban intelektual 90 karatsh me vete.
    bishti i qenit, i shtrember ngelet gjithmon.
    Nqs do te na tregosh qe ke ndryshuar, jep doreheqjen nga nje post qe nuk e meriton dhe qe po te kishe sadopak etik apo moral duhet ta kishe dhen doreheqjen sa per moral (meqe te ka ven aty rama me votat e krimit).
    Po ti nuk ke moral se ti je hajdut me zile, ti je like floriri, ty te ka par cdo shqiptar me ze e me figur. TI JE THJESHT NJE HORR O LIKE AVNI RUSTEM MIT SOKOL FLORIRI.

  3. Po mer po. Ashtu sic nuk heshtje kur i thoshe Dritan Priftit qe ke dy femije si drita… ne studio… Haptas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *