• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Metës/ Kush janë ekspertët e Komisionit të Venecias që gjenden në Tiranë (EMRAT)

Lajme, Të fundit



Siç u raportua ditën e djeshme, ekspertët e Komisionit të Venecias që ndodhen në Tiranë po vijojnë takimet me zyrtarë të vendit në ditën e parë të misionit të tyre faktmbledhës.

Mësohet se kreu i këtij delegacioni është Kaarlo Tuori, ndër të tjera akademik finlandez në lëmin e jurisprudencës.

Anëtarët e tjerë janë Grainne Mcmarrow, avokate e të drejtave të njeriut dhe juriste ndërkombëtare. Përbërja e delegacionit vijon me Schnutz Rudolf DÜRR,  kreun e divizionit për Çështjet Kushtetuese, si edhe Thomas Markert, me funksion sekretar i Komisonit.

Komisioni ka “zbarkuar” në Tiranë, pas kërkesës që Kuvendi i Shqipërisë i adresoi për të marrë opinion në lidhje me kushtetueshmërinë e vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, në çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Ditën e sotme, ekspertët e Komisionit të Venecias zhvilluan në orën 08:00 një takim me përfaqësuesit nga radhët e PD dhe LSI-së, dy ish-deputetët Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha.

Më tej, në intervalin kohor 10:00 – 10:55, është mbajtur një takim me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Rudina Hajdari, Nimet Musai, Adriatik Alimadhi dhe deputetë të tjera anëtarë të grupimeve përkatëse.

Ndërsa, takimi përmbyllës për ditën e sotme do të zhvillohet në orën 11:00 në 11:55, me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

Ekspertët pritet të takohen me kryeminstrin Edi Rama dhe me kreun e shtetit, për të dhënë një opinion të mirëformuluar pas bisedimeve me të gjitha palët.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *