• |
ide | kryesore

A e gënjeu Johnson mbretëreshën? Çfarë fshihet pas pezullimit të Parlamentit

Planet



Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka mohuar të ketë gënjyer mbretëreshën Elisabetë II mbi arsyen e pezullimit të Parlamentit, sikurse pretendohet në lajmet që kanë qarkulluar në mediat vendase.

Pezullimi 5-javor i punimeve të “Westminster”-it u shpall i paligjshëm nga një gjykatë skoceze, megjithatë fjala e fundit i takon Gjykatës së Lartë. Një panel prej tre gjyqtarësh shqyrtuan rastin e paraqitur nga 75 deputetë britanikë që sfiduan vendimin e kreut të ekzekutivit. Sipas trupës gjykuese, Johnson është përpjekur t’i ndalojë legjislativit kërkesën e llogarisë ndaj ekzekutivit përsa i përket procesit të Brexit-it.

Mirëpo, Johnson-i vazhdon të këmbëngulë se e kërkoi pezullimin e parlamentit me qëllimin që të ketë kohë të prezantojë programin e tij të përmirësuar shëndetësinë, politikëbërjen dhe prioritete të tjera të qeverisjes. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Partisë Laburiste në opozitë për Brexit-in, Keir Starmer, e sulmoi ashpër shefin e qeverisë duke thënë se “asnjë person me dy pare mend në kokë, nuk e beson që kjo është arsyeja e vërtetë e lëvizjes së Johnson-it”.

Johnson po përballet me një presion të jashtëzakonshëm nga ligjvënësit dhe publiku për të lejuar vijimin e punës së Parlamentit.

Bindja e përgjithshme është se me pezullimin e Parlamentit, qeveria kërkoi t’i kufizojë ligjvënësit në mundësitë e aprovimit të ligjeve që do të pengonin një Brexit pa marrëveshje.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *