• |
ide | kryesore

Erdoganin e braktis një tjetër aleat, ish-kryeminstri turk jep dorëheqjen

Planet



Në një lëvizje që deri përpara pak kohësh do të konsiderohej e paimagjinueshme, ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka dhënë dorëheqjen nga partia në pushtet, AKP e udhëhequr prej presidentit Rexhep Tajip Erdogani.

Kreun e shtetit turk e braktis kështu një tjetër aleat i hershëm. Davutoglu njoftoi se po planifikon krijimin e një partie të re, me të cilën ftoi të bashkohen të gjithë ata njerëz, zemra e të cilëve“rreh për të ardhmen e këtij vendi”.

Ish-shefi i ekzekutivit e deklaroi dorëheqjen gjatë një konference për shtyp, ku u shfaq në krah të tre ish-deputetëve të tjerë të AKP-së ( Selcuk Özdag, Abdullah Basci dhe Ayhan Sefer Üstün), të cilët gjithashtu njoftuan largimin nga partia.

Sipas raportimve në shtypin turk, brenda kësaj force politike ka plot figura të pakënaqura me kursin e Erdoganit. Në muajin korrik, prej saj u largua edhe Ali Babacan, që mendohet se do të themelojë një parti të re.

Davutoglu, ka qenë së fundmi shuëm kritik ndaj AKP-së, duke vënë theksin tek largimi nga parimet e saj bazë. Një qendrim të ashpër, Davutoglu ka mbajtur mes të tjerash edhe në lidhje me anulimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Stamboll në muajin mars, të cilat AKP-ja i humbi edhe pas ripërsëritjes më datë 23 qershor.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *