• |
ide | kryesore

Dënohet me burg aktorja amerikane

Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur e serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, Felicity Huffman është dënuar me 14 ditë burg për dhënien e 15 mijë dollarëve në vitin 2017, që notat e vajzës së saj të përmirësoheshin dhe si rrjedhojë të pranohej në një universitet prestigjioz.

Huffman do të bëjë gjithashtu rreth 250 orë shërbim komunitar, si dhe do të paguajë një gjobë prej 30 mijë dollarësh.

“Nuk ka asnjë justifikim për veprimet e mia. Dua t’i kërkoj sërish ndjesë vajzës sime, bashkëshortit, familjes dhe komunitetit për veprimet që kam bërë. Veçanërisht dua t’i kërkoj falje studentëve që punojnë shumë për t’u pranuar në kolegje”– u shpreh aktorja në gjykatë, duke pranuar kështu fajin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *