• |
ide | kryesore

“Do ta marrë me shkelma b…”. Tyson Fury provokon Wilder, pas fitores së përgjakur ndaj Wallin

Sport



Boksieri britanik, Tyson Fury, i dëmtuar rëndë në vetullën e majtë në raundin e tretë, arriti të mposhtë suedezin Otto Wallin me pikë, në ringun e T-Mobile Arena të Las Vegas (Nevada). Fury, 31 vjec, ish-kampion i peshave të rënda Wba, Wbo e Ibf, ka fituar me vendim unanim të arbitrave (116-112 / 117-111 / 118-110) pas 12 raundesh në të cilët tregoi edhe njëherë kapacitetin e tij për të mbijetuar në një situatë të vështirë. Ishte një mask e vërtetë gjaku, por arriti të marrë një fitoire, edhe pse në lojë nuk ishin tituj. Nga këndi i tij i thërrisnin “pa panik, pa stres”, por britaniku kishte frikën e stresin e dëshirës për fitore.

Fitorja e 29 në karrierë, nga të cilat 20 para kohës. Fury, i mbiquajtur Gipsy King, i ka shkaktuar humbjen e parë suedezit në 22 ndeshje e shkon fitues drejt ndeshjes së programuar në 22 shkurt kundër amerikanit Deontay Wilder, e vlefshme për brezin Wbc. “Deontay, tjetri je ti” ka thënë Fury me mënyrën e tij prej ‘shoëman’. Gjiganti anglez kërkon të bëhet mbret në kategorinë më prestigjoze që është bërë e hapur pas humbjes së Anthony Joshua. Për Ëilder britaniku vazhdoi: “Do ta hedh në tapet. Këtë herë nuk ndeshem pas tre vjetësh inaktiviteti, në të cilën kisha abuzuar me alkoolin. Këtë herë do ta marrë me shkelma b…”. Objektivi i Fury është të kthehet në statusin e 2015, kur mposhti Wladimir Klitschko duke u bërë kampion i WBA, WBO e IBF.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *