• |
ide | kryesore

Capital T nderohet me çmim nga qyteti i Krujës (Foto)

Paparazzi, Slider



Sikurse është bërë publike prej kohësh, “Time Capsule” është mega koncerti që sjell Capital T në sheshin Skënderbej në datën 19 shtator.

Mbrëmjen e djeshme ai organizoi një festë private në kryeqytet ku pjesëmarrës ishin: kolegë, personazhë të njohur të ekranit, dhe gazetarë. Festa ishte për t’i paraprirë koncertit të ditës së enjte, dhe siç dukej në story-t e postuara nga të ftuarit në rrjete sociale, të gjithë e shijuan shumë mbrëmjen. Ndërkohë, ditën e sotme, këngëtari ka qenë prezent në qytetin e Krujës, ku i është akorduar edhe një çmim i rëndësishëm.

Capital T është nderuar me çmimin e Mirënjohjes nga Bashkia Krujë për promovimin që i ka bërë qytetit historik. Kujtojmë që klipi i këngës “Hatixhe” është xhiruar i gjithi në Krujë:  në Kala, Muze dhe te Pazari i Vjetër i Krujës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *