• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Metës, ekspertët e Venecias rikthehen në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekspertët e Komisionit të Venecias do të rikthehen të mërkurën në Tiranë, por jo për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Këtë herë, delegacioni mbërrin në Shqipëri për një vizitë dy ditore (18-19 shtator) për të mbledhur mendime në lidhje me ligjin e pronave.

Kuvendi i është adresuar Komisionit që në dhjetor të vitit të kaluar për mbi 200 nene të ligjit, për të cilat ekspertët kërkojnë opinione shtesë.

Në agjendën e delegacionit thuhet se do të takohen me deputetë, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, të Brendshme, të Financave dhe Ekonomisë, të Punëve të Jashtme, por edhe me Avokatin e Popullit dhe Avokatin e Shtetit, si edhe me përfaqësues të sistemit të drejtësisë, shoqërisë civile dhe të komunitetit ndërkombëtar.

“Opinioni paraprak është llogaritur të jepet në mbledhjen e komisionit në tetor 2019”, thuhet në njoftimin zyrtar./A2



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *