• |
ide | kryesore

Ish-diplomati amerikan: Marrëveshjen me Kosovën, Vuçiç do ta përdorte për zgjedhjet në Serbi

Lajme, Të fundit



Ish-diplomati amerikan dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, teksa ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në një intervistë për Gazetën Express, ka paralajmëruar se nëse do të ketë negociata gjatë dimrit, atëherë do të ketë presion të madh nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian për të shkuar drejt një marrëveshjeje finale.

Por, Serwer thekson se nuk mund të pritet që Prishtina të shkojë në këto negociata përderisa Serbia do të gjendet në një periudhë paraelektorale, pasi që një marrëveshje eventuale mes dy palëve, Vuçiq do t’ia shiste si fitore elektoratit të tij në Serbi.

Përveç tjerash, në këtë intervistë ai i bën thirrje klasës politike kosovare që të jenë të bashkuar dhe të gatshëm për arritjen e një marrëveshje të mirë, në të cilën ai thotë se nuk ka vend ideja e korrigjimit të kufijve. Për Matthew Palmer thotë se është njeri i mirë, megjithatë ish-diplomati shprehet skeptik nëse ai do të përfaqësojë gjithë fuqinë e SHBA’së në dialogun Kosovë-Serbi. Për Rusinë thotë se s’ka vend në dialog./ Express



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *