• |
ide | kryesore

Justin Trudeau kërkon falje për fotografinë ku shihet si person me ngjyrë

Paparazzi, Slider



Një fotografi e siguruar nga revista amerikane Time Magazine tregon se kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, në një festë të shkollës, më 2001, e kishte lyer fytyrën me ngjyrë të zezë. Temë e festës ishin “Netët arabe”.

Duke iu adresuar fotografisë, Trudeau tha se i vjen “thellësisht keq”.

“E marr përgjegjësinë për vendimin tim. Nuk është dashur ta bëj. Nuk kam menduar se është raciste në atë kohë, por tani e kuptoj se është dhe më vjen keq”, tha Trudeau.

Kryeministri Trudeau po lufton për rizgjedhje më 21 tetor. Rivali i tij, Andrew Scheer, udhëheqës i Partisë Konservatore, tha se Trudeau nuk është i përshtatshëm për të qeverisur vendin.

“Lyerja e fytyrës me të zezë është një akt i talljes dhe racizmit”, tha Scheer.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *