• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gazetarja e RTK përlotet kur jep lajmin tragjik për kolegen e saj

Arkiva, Syri i Lapsit



Spikerja e lajmeve e RTK-së në Kosovë, Edona Musa nuk ka arritur që të mbajë dot lotët në momentin e dhënies së lajmit për ndarjen nga jeta të koleges Ardita Sylejmani e cila ndërroi jetë në Budapest të Hungarisë gjatë lindjes.

Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore, ndërsa me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka arritur të mbijetonte.

Gazetarja Sylejmani është bashkëshortja e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez. Ajo ka lënë pas 3 fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *