• |
ide | kryesore

Foto/ Shikoni çfarë i shkaktoi stadiumit ‘Selman Stërmasi’ tërmeti

F1, Sport



Tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë rreth 2 orë më parë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe është bërë prezent edhe në futboll. Kështu, ndeshja mes Partizanit e Bylis, për javën e 5 të Superiores, që po luhej në stadiumin Selman Stërmasi është ndërprerë për pak caste, jo vetëm si pasojë e lëkundjeve të forta, por edhe për panikun e krijuar në shkallët e tij, ku tifozët janë frikësuar nga rrëzimi i suvasë së tribunës qendrore.

Nga fotot duket qartë se mbi ulëset ka rënë një pjesë e suvasë së tribunës, për fat pa pasoja në njerëz, por që i ka frikësuar tifozët dhe ka bërë që edhe ndeshje të ndërpritet për pak caste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *