• |
ide | kryesore

Majlinda Bregu: Situata politike në Shqipëri ka krijuar nervozizëm e shqetësim tek të gjithë

Lajme, Të fundit



Prej muajsh vendi ynë është përfshirë nga një krizë e thellë politike prezenca ende e të cilës ka ngjallur diskutime rreth faktit se do të ndikojë apo jo në vendimarrjen e Brukselit për hapjen e negociatave. Çfarë ndikimi pritet të ketë kjo situatë tek vendimi i BE-së? Është një tjetër pyetje që radioja “Zeri i Amerikës” i adresoi Majlind Bregut, sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

“Momenti që çelen negocitat nuk do të thotë se mund të bëhesh vend anëtar i BE-së. Nuk do të thotë as që vendet anëtare nuk kanë një mekanizëm me të cilin nesër ta bllokojnë procesin e negociatave. Pra në rast se nuk arrin që të plotësosh detyrime nesër njëri nga parlamentet e vendeve anëtare apo qeveria e një vendi anëtar, ka të drejtën që të kërkojë bllokimin e procesit të negociatave në rast se nuk shkon mirë. Shqipëria me të vërtetë ka një situatë e cila është shqetësuese dhe ka krijuar një lloj nervozizmi e shqetësimi tek të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë. Por shpresoj shumë që çelja e negociata dhe kushtet për çeljen e negociatave të jenë një këmbanë tjetër e fuqishme, për t’i sjellë forcat politike në të njëjtat ura të bashkëpunimit, që mbase është diçka që duket si fjalë e madhe në Shqipëri sa herë që kemi kriza politike, por rrugë tjetër nuk mund të ketë. Vetëm në rast se axhendat politike do të jenë ato që prevalojnë mbi axhendën kombëtare”, ishte përgjigja e znj. Bregu.



6 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *