• |
ide | kryesore

Terminator bardhezi: blerja e fundit e Juventus është… Schwarzenegger

Sport



Një fanellë speciale për të festuar daljen e filmit të fundit të sagës Terminator. Është kjo dhurata që Juventus i ka bërë aktorit Arnold Schwarzenegger, që ka mbërritur në Milano me rastin e eventit AN Experience With, dedikuar botës së kinemasë. Një fanellë e personalizuar me numrin 101, duke iu referuar mishërimit endoskeletrik përdorur nga disa ‘cyborg’ në serinë kinematografike Terminator.

Juventus e ka publikuar më pas në faqen e saj zyrtare të Instagram me një koment: “Hasta la vista Schwarzenegger”. Një homazh special për aktorin amerikan, që në muajin e tetorit do të jetë protagonist në sallat kinematografike me kapitullin e ri saga që e bëri të famshëm: “Terminator: Fati i errët”. Një fanellë, që në fakt u bë edhe më speciale, me autografët e të gjithë futbollistëve bardhezinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *