• |
ide | kryesore

Zbythja e opozitës/ Pse u ulën në tryezën e OSBE?

Arkiva, Kryesore



Vendimi i partive reale opozitare për tu ulur në të njëjtën tryezë me shumicën parlamentare në tryezën e iniciuar nga OSBE, është parë me habi nga shumë vëzhgues dhe përkrahës të tyre. Nisur nga veprimet e deritanishme, rruga radikale dhe deklaratat e Lulzim Bashës, se bisedimet për reformën zgjedhore nuk janë një instrument për zgjidhjen e krizës, opinion ishte përgatitur për një bojkot të tryezës së 25 tetorit në krye të së cilës do të qëndrojë Broshardt.

Lexo më tej:

Borchardt, xhaketa e Ramës e kthyer mbrapsht

Por, PD, LSI dhe aleatët kanë bërë të kundërtën. Ata kanë hedhur një hap të ndrojtur drejt përafrimit duke pranuar që në këtë tavolinë të mos përfaqësohen me persona politikë, por në nivel teknicienësh.

Natyrisht as kjo manovër nuk e fsheh dot faktin se kemi të bëjmë me një zbythje. Edhe më idioti e kupton se edhe nëse ky process arrin të prodhojë reformën më të mrekullueshme zgjedhore, ai nuk mund të kthejë paqen në vend. Shqipëria nuk ka vuajtur nga sistemet që ka adaptuar (mazhoritar, proporcional, të përzier), por nga babzia për të grabitur dhe blerë vota n emër të mbajtjes së pushtetit. Ajo ka bërë shumë reforma zgjedhore, por asnjëherë nuk ka gjetur paqe.

Prandaj sado i pakuptimtë që të duket, kthimi kokëulur i djemve plangprishës së opozitës në një tryezë me deputetët e Ramës e ka një prapaskenë. Ai me shumë gjasë është pasojë e një kompromisi. Prej disa ditësh qëndrat ndërkombatare më të forta që kanë në dorë vendimmarrjen për Shqipërinë, i kanë kërkuar PD dhe aleatëve ta hedhin këtë hap. E ka bërë këtë edhe Palmer, edhe OSBE, edhe ambasadori Soreca edh Bundestagu gjerman. Madje, në pikat e kushtëzuara që parlamenti në Berlin pritet të votojë për hpjen e negociatave me Shqipërinë, ka zënë një vend të rëndësishëm edhe kjo pikë. Dhe këtu me sa duket qëndron nyja gordiane. Ajo ka të bëjë me një megociatë të fshehtë që Basha ka kryer  me deputetët e CSU-CDU-së. Ai është angazhuar të hedhi këtë hap kompromisi që të marrë në këmbim dy kushte të forta: “dënimin e personave të përfshirë në vjedhjen e votave” dhe së dyti “rishikimin e legjitmitetit të zgjedhjeve”.

Po të shihet dokumenti me dhjetë kushte që shpalli pak ditë më parë Deutsche Welle (Poshte, pika 6 dhe 10), aty zinin vend edhe këto pika shumë të sikletshme për qeverinë Rama.

Kushtet e sikletshme të gjermanëve për negociatat 

Natyrisht renditja e këtyre dy kushteve për negociatat, nuk do ta shndërrojë Ramën nga diall në ëngjëll dhe nuk jep garanci se ato do të zbatohen.  Por në mënyrë të zbehtë PD kaq ka pasur mundësi dhe kaq ka bërë me aleatët e saj ndërkombëtarë. Dhe si rezultat i këtij pakti, ajo ka pranuar të shkojë e çalë drejt tryezës së organizuar nga Broschardt.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Po pse cfare te benin o Shkurdhak neandertali ? Te merrnin pushket ? Ky person vetem gjak dhe konflikt do.
    Gazetar me injorant , inatci , koketrashe nuk kam pare.

    Pse nuk i bejme kryeministra ne keta Bushatin kurven & Shkurdhak neandertalin ?

  2. O Bushat apo Shullak,nuk eshte zbythje,po eshte e vetmja menyre dhe forme.Ne demokraci gjerat zgjidhen me dialog e jo me pushke,shyqyr qe opozita me ne fund e kuptoi qe nuk vihet ne pushtet me dhune…

  3. Shume mire bene qe do marrin pjese ne takimin per reformen zgjedhore,keshtu funksionon demokracia dhe sistemi.Kjo I ben mire shqiperise, mjaft me lufte politike, paqe ju lutem qe te ecim perpara

  4. Kurve Europa qe I pranoje keta plera qe donin ti vinin flaken,dolen vete nga sistemi,keta kurva europiane I futen me dhune ne sistem,lulu ulurinte jo me ramen dhe ate qe peshtye per pese muaj po fillon ta lepije qe neser,ky eshte lulu o shurranjose e shpellare

  5. E ndoqa takimin e organizuar nga OSBE e nuk pashë ndonjë “zbythje” të opotitës .
    Opozita kishte dërguar tek ky aktivitet i organizuar nga një institucion ndërkombëtar, z Ivi Kaso , i cili bëri një deklaratë në emër të partisë së tij dhe u largua pas kësaj duke ja përplasur edhe z.Bochart se ne nuk mund të marim pjesë në diskutimin e reformës zgjedhore me “parlamentarë”, mazhorance apo opozitare jo legjitimë.
    Deklarata e të dërguarit të opozitës ishte e kjartë publike e nuk linte asnjë shteg për ta quajtur me dashakeqësi “zbythje” . U tha kjartë, njëlloj me vendimin e Bundestagut gjerman se opozita nuk ka qenë asnjëherë kundër integrimit të Shqipërisë në BE, por ka luftuar e do të luftojë të plotësohen kushtet që përmendi edhe Bundestagu.
    Në këtë shkrim prisja të komentohej qëndrimi i disa pseudo deputetëve të opozitës, që të frikësuar se deputetllëku i tyre mori fund me thirrjen në takim të opozitës reale, u hodhën përpjetë se pse “nuk po na e varin ne”.
    A mos pret autori i këtij shkrimi që lidershipin e opozitës ta marë njëfarë Ralf Gjoni që u shqetësua për një “fejesë të re” midis PS e PD ?
    Ndërkaq dëgjova edhe deklaratat e liderit të opozitës, z. Lulzim Basha në një takim me gazetarët, ku ai bëri të kjartë se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës në raport me kryeministrin Rama.
    Është në interes të gjithë shqiptarëve që Shqipëria të nisë proçesin e negociatave për pranimin në BE, dhe e shoh shumë të dyshimtë që për hir të luftës opozitare ndaj liderit të PS, apo ndaj marrëzirave të Ramës, të rikthejmë politikën e vjetër enveriste të luftës kundër armiqve të mbrendshëm e kundër imperializmit amerikan apo europian.
    Nëntë kushtet që vuri Bundestagu gjerman, janë një sinjal i fortë se Gjermania do të ngulë këmbë ne realizimin e tyre e nëse këto kushte realizohen, do të realizohet edhe aspirata e opozitës dhe e gjithë shqiptarëve.
    Nëse kjo qeveri do të nënshkruaj marëveshjen për realizimin e këtyre kushteve, ajo do nënshkruaj me këtë edhe dorheqjen e Ramës.

  6. Bravo byroisti I pd fole si lulu qe sot ishte kujdesur qe te ngrefej si nje Gjel Qyrrs nga vicidoli,por dhe ti po ta tregosh fytyren njelloj ngrefesh

  7. Po ku asht “ZBYTHJA” ketu!!!???
    Opozita asht ne UNISON me 9 kerkesat Bundenstagut.Dhe shume nga 9 kekesat jane artikuluar nga opozita kohe me pare.
    Nuk ka asnji te re nga fronti opozitar,qendresa ka efektet e saja , qe do t’i shohim shpejt….Doreheqja e krym…tit dhe e gjithe qenverise.ZGJEDHJE TE REJA!!
    Ne kushte te barabarta dhe e te gjithe popullit, dhe jo 15% te tij.

  8. Kreu i OSBE eshte zbithur me turp pasi ai ka mashtruar institucionin e OSBE s dhe tani pedoja mundohet te krijoj raporte me opoziten reale sepse mbeshteten opoziten e re pasi deshtuan me patupsin me te madhe dhe ky deshtim u erdhi me shume nga Socialistet e ndershem qe nuk votuan me 30 qershore me nje pjesmarje me pak se 15 % ata u diskretituan sepse Ramadani i prtokallis u tha se pjesmarja do jet me shume se 50 % dhe ata menduan se ashtu do jet do votojn opoziten e re tani nuk ia vare me.njeri sepse OSBE ka deshtuar ne shqiperi dhe keta burokrat kane mare goditje te forte nga qeverit e veta per deshtimin qe kan krijuar ne Shqiperi me zgjedhjet ata i mashtroj Ramadani i portokallis por edhe atyre u interesonte sepse mbulonin edhe deshtimin e reformes ne drejtesi tani deshtimi eshte me i madh dhe ata vet jan alarmuar sepse per deshtimin ne shqiperi jan vet ata fajtor qe mbeshteten Ramadanin e portokallis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *