• |
ide | kryesore

Dokumentari tronditës, më i shikuari në HBO (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Në HBO u transmetua pjesa e parë e një dokumentari dy-pjesësh të titulluar “I Love You, Now Die” (Të dua, tani vdis). Dokumentari tregon historinë e dy adoleshentëve, gjimnazistes Michelle Carter dhe të dashurit të saj Conrad Roy III. Ata supozohej se ishin të dashuruar me njëri-tjetrin, derisa ajo e bindi Conrad-in përmes një mesazhi që të bënte vetëvrasje. Gjyqi i Michelle ishte një ndër më të diskutuarit në vitin 2016 dhe detajet janë tronditëse dhe të paimagjinueshme.

 

Michelle dhe Conrad – dy adoleshentë që jetonin disa orë larg njëri-tjetrit në dy qytete të Massachusetts – u takuan në vitin 2012 teksa vizitonin familjet e tyre në Florida. Pavarësisht se lidhja filloi në distancë, ia dolën që të qëndronin bashkë për dy vite.

Në korrik të 2014-s, Conrad u gjet i pajetë në Fairhaven, qytet në Massachusetts, pasi helmoi veten me monoksid karboni. Ishte vetëm 18 vjeç.

Më pas, policia zbuloi tekste tronditëse të Michelle, e cila i kërkonte të vriste veten. Në mesazhe, Michelle përshkruante mënyra të ndryshme si ai mund ta kryente vetëvrasjen.  Në dokumentar, do të shfaqen filmimet e gjyqit të papublikuara më parë, intervista me anëtarë të familjes, si edhe shokët e ngushtë të Conrad-it. Në serinë e parë, në qendër është trajtimi i historisë nga ana e prokurorisë, ndërsa në serinë  e dytë gjithçka bazohet te mbrojtja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *