• |
ide | kryesore

Anti-informaliteti/ Sekuestrohen 70 mijë euro cash dhe një automjet 100 mijë eurosh (DETAJET)

Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka sekuestruar shumën e konsiderueshme prej 70 000 euro dhe një automjet me vlerë 100 000 eurom që dyshohet se janë përfituar nga shtetasi me iniciale J.S. në sajë të ushtrimit të aktivitetit kriminal.

“Në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe pastrimit të parave, gjurmimit dhe identifikimit të aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi me iniciale J.S., merrej me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u ushtrua kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 euro dhe një automjet me vlerë rreth 100 000 euro.”- njofton Policia.

Materialet në ngarkim të J.S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme mbi veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 



2 Comments

  1. PO JU KAPET 863 .000 EURO NE MAKINE BASHKE ME PATENTAT E SAJES DHE NUK I BETE GJE , NUK DUA TA JUSTIFIKOJE POR NE FUND TE FUNDIT KY NE SHTEPI I KISHTE . BENI SHEMBUJ KONKRET , DENONI KRIMINELET , DENONI TE KORRUPTUARIT , DENONI POLITIKANET E QELBUR QE TE JENI TE BESUESHEM .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *