• |
ide | kryesore

Platforma e opozitës/ Kryemadhi-Ramës: Kthe përgjigje për 5 kushtet, pastaj takohu me ne

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizijes Socilaiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi ka deklaruar se platforma e përpiluar nga forcat politike të opozitës së bashkuar joparlamentare, i jep fund krizës politike që ka ngërthyer vendin prej kohësh.

Në një dalje për mediat, Kryemadhi është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të plotësojë 5 pikat e platformës së PD-së, në përgjigje të ftesës së kreut të ekzekutivit, i cili ka thënë se është i gatshëm të shkojë deri në selinë blu për uljen në dialog me opozitën.

“Është një strukturë që thotë që palë nga mazhoranca, një palë nga opozita dhe një nga të huajt. E gjithë kjo strukturë, pra të gjitha ato 9 kushte janë kushte të domosdoshme që nxjerr vendin nga kriza. Zoti Basha nuk përfaqëson vetëm PD-në, përfaqëson vetëm opozitën. Ne kemi vazhdojmë axhendën tonë. Rama kërkon të ruajë vetëm kokën e tij. 9 kushtet e Gjermanisë do të pasohen nga kushtet e vendeve të tjera. Le të vijë ai te PD-ja, ne i kemi çuar 5 kushtet, le të vijë të takohet me ne se ai është edhe humorist, se këto kohë kemi ngelur edhe pa humoristë.”, tha për mediat Kryemadhi.

Më herët ditën e sotme, kreu i PD-së mblodhi aleatët në seli, ku u shpalosën edhe 5 pikat për zgjidhjen e krizës në vend, të cilat i janë dorëzuar dhe kryeministrit Rama. Basha i përcolli edhe një mesazh të tërthortë kreut të qeverisë, duke u shprehur se nëse nuk e zbaton planin e PD-së për Reformën Zgjedhore, realizimi i të cilës është vendosur si kusht nga Bundestagu gjerman për çeljen e negociatave të anëtarësimt në BE, është mirë “të hapë krahun”.

 

QËNDRIM I OPOZITËS SË BASHKUAR PËR “REFORMËN ZGJEDHORE” 
1. Opozita e Bashkuar i përgjigjet pozitivisht ftesës së partnerëve ndërkombëtarë, si tregues i mirënjohjes për përpjekjet e tyre për forcimin e demokracisë funksionale në Shqipëri dhe bashkëpunimit ndër vite për reformimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet në Shqipëri.

1.1. Duke qenë se Reforma Zgjedhore është një nga kushtet për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, Opozita e Bashkuar angazhohet të mbështesë realizimin e saj.

1.2. Opozita e Bashkuar rithekson nevojën për Reformë të vërtetë Zgjedhore, që mund dhe duhet të realizohet e zbatohet vetëm nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë drejtim, personat, subjekt të hetimeve penale nr. 184/2016 apo nr. 339/2017, janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe me Reformën e vërtetë Zgjedhore për të cilën ka nevojë vendi.

1.3. Diskutimet mbi Reformën Zgjedhore duhet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike, duke përfshirë në hartimin e saj edhe përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile. Opozita e Bashkuar angazhohet për të diskutuar një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparencën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarrjen demokratike brenda partive politike, si dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit.

1.4. Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore nuk gëzon legjitimitetin e nevojshëm për realizimin e reformimit të kuadrit ligjor zgjedhor dhe nuk është organ përfaqësues i vullnetit të qytetarëve. Ai është produkt i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, të diktuara gjerësisht nga krimi i organizuar dhe blerja e votave me paratë e pista të krimit. Për pasojë, asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.

1.5. Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime.

2. Reforma Zgjedhore është e nevojshme për përmirësimin e aspekteve teknike të organizimit të zgjedhjeve, por e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

2.1. Ligji elektoral dhe legjislacioni penal që mbron zgjedhjet demokratike më së pari janë të nevojshme të zbatohen. Asnjë Reformë nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk ekziston vullneti politik dhe institucional për të zbatuar ligjet në fuqi. Reformat Zgjedhore marrin kuptim vetëm atëherë kur krimet elektorale të së shkuarës të jenë hetuar në mënyrë profesionale dhe të pavarur, dhe autorët e krimeve të jenë përballur me ligjin.

2.2. Opozita e Bashkuar mbështet qëndrimin e Misionit të OSBE-ODIHR se “Kuadri ligjor aktual mund të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, nëse do të zbatohej në mënyrë të paanshme dhe me një vullnet të sinqertë politik”. Për pasojë, organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë, të menjëhershme dhe transparente çdo akuzë për shkelje zgjedhore:

 • shitblerja e votës;
• presioni mbi zgjedhësit në administratë publike;
• abuzimi me burimet njerëzore dhe financiare shtetërore, pra mos ndarja e shtetit nga partia në pushtet;
• cënimi i sekretit dhe lirisë së votës;
• manipulimi dhe falsifikimi i rezultatit.

2.3. Duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi. Kapja e shtetit nga krimi përmes përfshirjes së individëve me rekorde kriminale apo me lidhje me krimin e organizuar, në Kuvend, në Qeveri, në pushtetin vendor, në funksione të larta apo funksione kyçe të administratës publike dhe organeve ligjzbatuese, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike dhe për vetë sigurinë kombëtare.

2.4. Zbatimi i Rekomandimeve teknike të OSBE-ODIHR kërkon ndërhyrje në legjislacionin në fuqi, duke përfshirë Kodin Zgjedhor, ligjin e administratës publike, ligjin për Policinë e Shtetit, Ligjin për Mediat Audio-Vizive, etj.

3. Diskutimi për Reformën Zgjedhore duhet të kryhen sipas një rendi përparësish, me qëllim zgjidhjen e problematikave që kërkojnë vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese, dhe më pas me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik.

4. Ofrimi i garancive shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Në këtë kuadër, konstatohet se:

• Qeveria aktuale nuk ofron asnjë garanci për ndarjen e shtetit nga partia apo politikës nga krimi.
• KQZ nën kontrollin politik të partisë në pushtet nuk garanton paanshmërinë dhe pavarësinë e administratës zgjedhore, duke anulluar të gjitha garancitë që ofron ligji për subjektet zgjedhore.
• Organet e zbatimit të ligjit (Prokuroria, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Informativ i Shtetit) nuk kryejnë dot funksionet e tyre sipas ligjit, për shkak të kontrollit nga partia në pushtet dhe Qeveria.
• Gjykatat janë jofunksionale dhe nën presionin politik të Qeverisë, siç evidentoi OSBE/ODIHR, duke pamundësuar ushtrimin e garancive që Kushtetuta dhe ligji ofrojnë në rast shkeljesh nga Qeveria apo administrata zgjedhore.

5. Ofrimi i garancive për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët, përmes bërjes efektive të Referendumeve.

Zgjedhjet nuk janë e vetmja forme e shprehjes së vullnetit të qytetarëve. Kushtetuta i garanton qytetarëve shprehjen e vullnetit dhe pjesëmarrjen e drejtëpërdrejtë në vendimmarrje, nëpërmjet Referendumeve. Kodi Zgjedhor aktual, i pandryshuar për këtë çështje që nga viti 2000, pamundëson zhvillimin efektiv të Referendumeve. Referendumet janë e vetmja formë që përveç mundësisë për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët për një çështje, garantojnë edhe të drejtën e qytetarëve për të ndikuar drejtëpërdrejtë në politikbërje, nga Qeveria, Parlamenti dhe partitë politike.



2 Comments

  1. Kjo llaxorja kerkon medoemos qe te jete ne pushtet sepse ka 3 monstrat qe duhet te jetojne si femije sheikesh, ndersa per te tjeret s’ka fare rendesi. Per te ardhur ne pushtet duhen vota, per te marre vota duhen njerez me reputacion dhe jo kurvica pashkolle me diploma Kristali qe i bere ministre dhe deputete, nuk vijet ne pushtet ne kerpaca, mehmetaj, pojanja, llara e ronbuthje te tjera. Partia e katolikes se konvertuar dhe e shtangistit eshte nje zorre qore (apendis) qe mban vetem qelb dhe eshte e panevojshme. O Kije-21 be kualicion parazgjedhor me ke te duash po nuk more vota nuk i nevojitesh kerkujt dhe vota nuk te fal asnje parti, shiko si eshte katandisur paria e akademikut Gjinushi (qe eshte super i zgjuar, dinak dhe nga soj i mire) te cilit i hypi vetja ne qef dhe shkateroi strukturat e partise se tij qe coi ne parlament deri ne 31 deputete, njehere e nje kohe. Po ty dhe ordinerit Baftiar pa fare dhe pa soj kush do t’ju votoj me?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *