• |
ide | kryesore

U skualifikua nga gara për kryeprokuror, Lulzim Alushaj padit KLP-në

Lajme, Të fundit



Lulzim Alushaj, kandidati që u skualifikua javën e shkuar nga gara për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm, ka dorëzuar padinë në Gjykatën e Apelit Administrativ një padi ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Alushaj u skualifikua, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes se 15 vjetëve përvojë pune si jurist i spikatur. Kjo do të thotë që procesi bllokohet derisa të shprehet gjykata e apelit administrativ.

Në këto kushte shtyhet edhe intervistimi i tre kandidatëve që kishin mbetur në garë: Fatjona Memçaj, Arta Marku dhe Olsian Çela.

Disa ditë më parë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm do të miratohej brenda muajit shtator.

 



2 Comments

  1. “Kjo do të thotë që procesi bllokohet derisa të shprehet gjykata e apelit administrativ.”….. Fitoreeee do bllokohet procesi

  2. KETA VETE I HEQIN DHE VETE JU THONE QE TE ANKOHEN NE MENYRE QE TA ÇOJNE PROÇESIN NE PAFUNDESI . ROPT VETINGUT DHE KUSH E BENE VETINGUN , TE GJITHE JENI GJOBEVENESA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *