• |
ide | kryesore

Europa League/ Lazio shansi i fundit, Sevilla, United e Arsenal për të vendosur diktatin

F1, Sport



Europa League bëhet gati të zbresë në fushë për raundin e dytë të fazës së grupeve, me 24 ndeshje që premtojnë shkëndija dhe që do të tregojnë shumë mbi ambicjet e skuadrave, në tentativë për të arritur kualifikimin. E tillë është situata për Lazion e shqiptarëve, që pasi ka humbur ndeshjen e parë të grupit E, në transfertën e Cluj, kërkon ringritjen në hierarkitë e grupit, në Olimpico përballë Rennes. 5 janë humbjet radhazi të bardhekaltërve në Europa League dhe ky është edhe motivi që Simone Inzaghi, e ka konsideruar një finale ndeshjen me francezët. Nuk ka probleme formacioni tekniku që rinis nga Strakosha në portë. Marusic e Lazzari janë pika të besueshme, por për të mundur Rennes duhet efikasitet përpara portës. Barazimi i francezëve në shtëpi me Celtic ka bërë që rezultati I Olimpico të jetë shumë i rëndësishëm.

Nuk do ta kenë të lehtë në fakt pretendentët e tjerë për trofeun final, duke filluar nga Sevilla në Grupin A. Pas fitores nga Qarabag, në Ramon Sanchez Pizuan mbërrin Apoel Nikozia i dërrmuar në debutimin humbës me Dudenlange. Ky fakt e bën të rrezikshëm formacionin qipriot që nuk ka të ardhme, nëse nuk bën rezultat kundër andaluzianëve. Arsenal në Grupin F do të bëjë padronin, pasi shpartalloi 0-3 Frankfurt. Skuadra e Emery duhet të bëjë llogaritë me lodhjen e kampionatit në barazimin 1-1 kundër United, kur përballë të ketë Standard Liege. Belgët janë në të njëjtën kuotë pikë, pas suksesit me Vitoria, ndaj dhe në Emirates 90 minutat përcaktojnë kush komandon. Pokeri roman në Grupin J përballë Bashakshehir i ka vendosur një tjetër kundërshtar për vendin e parë Romës. Surprizuesit Wolfsberger, një skuadër e vogël e pa histori, rrezikojnë ti bëjnë një surprizë të hidhur verdhekuqve, nëse nënvleftësohen. Austriakët sinjalin e dhanë me 0-4 në Gjermani nga Gladbah, kështu që italianët janë të paralajmëruar. Starti më i keq në historinë e Premier League, nuk i heq ambicjet Manchester United në Grupin L, pavarësisht se fitorja 1-0 ndaj Astanës nuk ioshte bindëse. Tani Djajtë e Solskjaer duhet të tregojnë veten në Hollandë kundër AZ, që me barazimin në Serbi kundër Partizan tregon se është rivali më i fortë për anglezët.

NDESHJET E RAUNDIT 2

EUROPA LEAGUE – GROUP A
21:00 F91 Dudelange ? – ? Qarabag FK
21:00 Sevilla ? – ? APOEL Nicosia
EUROPA LEAGUE – GROUP B
21:00 Lugano ? – ? Dynamo Kyiv
21:00 Malmoe FF ? – ? FC Koebenhavn
EUROPA LEAGUE – GROUP C
21:00 FC Krasnodar ? – ? Getafe
21:00 Trabzonspor ? – ? Basel
EUROPA LEAGUE – GROUP D
21:00 Rosenborg ? – ? PSV Eindhoven
21:00 Sporting CP ? – ? LASK
EUROPA LEAGUE – GROUP E
21:00 Celtic ? – ? CFR Cluj
21:00 Lazio ? – ? Rennes
EUROPA LEAGUE – GROUP F
21:00 Arsenal ? – ? Standard Liege
21:00 Vitoria de Guimaraes ? – ? Eintracht Frankfurt
EUROPA LEAGUE – GROUP G
18:55 Feyenoord ? – ? FC Porto
18:55 Young Boys ? – ? Rangers
EUROPA LEAGUE – GROUP H
18:55 CSKA Moscow ? – ? RCD Espanyol
18:55 Ferencvaros ? – ? Ludogorets Razgrad
EUROPA LEAGUE – GROUP I
18:55 Oleksandriya ? – ? Gent
18:55 Saint-Etienne ? – ? Wolfsburg
EUROPA LEAGUE – GROUP J
18:55 Istanbul Basaksehir ? – ? Borussia Mönchengladbach
18:55 Wolfsberger AC ? – ? Roma
EUROPA LEAGUE – GROUP K
18:55 Besiktas ? – ? Wolverhampton Wanderers
18:55 SC Braga ? – ? Slovan Bratislava
EUROPA LEAGUE – GROUP L
16:50 FC Astana ? – ? Partizan Beograd
18:55 AZ Alkmaar ? – ? Manchester United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *