• |
ide | kryesore

“Tejkaloi kompetencat”/ Meta nesër qëndrim zyrtar për raportin e “Venecias”

Lajme, Të fundit



Presidenca ka njoftuar se ditën e nesërme do të publikojë qendrimin mbi draft opinion e Komisionit të Venecias lidhur me kushtetuetshmërinë e vendimit të kreut të shtetit, Ilir Meta, për anulimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Mësohet se bashkëngjitur qendrimit të presidentit, do të jenë të listuara edhe disa pyetje ndaj ekspertëve të “Venecias”, me qëllim shterimin përfundimtar të çështjes në fjalë.

Më datë 27 shtator u publikua raporti paraprak pas misionit faktmbledhës të ekspertëve të Komisionit të Venecias, në kuadër të kërkesës për dhënien e një opinioni nga Komisioni Hetimor i ngritur për verifikimin e ligjshmërisë së vendimit të Metës për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e lokaleve. Në draft-raport shkruhej ndër të tjera se sipas “Venecias”, presidenti ka tejkaluar kompetencat që i jep Kushtetuta, por duke theksuar nga ana tjetër se nuk bëhej fjalë për një shkelje të rëndë, në bazë të të cilës mund të merret vendimi për ta shkarkuar.

“Në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme”. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për të shtyrë zgjedhjet.”- vërehej në raportin paraprak.

 

 



3 Comments

  1. 0 shkelje, tha meta. Cfar doni me??
    Pse nuk besoni presidentin, por besoni nje palo komision.
    Meta nuk ka frik perendin… do ket frik nga ca njerez qe lexojn e komentojn ligje.

  2. o like floriri, me mir mos fol fare se sa me shum flet aq me shum tregon se cfar muti je. si thot nje fjal e urt: me mir hesht dhe keshtu le thjesht dyshimin se je idiot sesa hap gojen dhe heq cdo dyshim qe je idiot. me horr se ky surrat golum ska par historia e pluralizmit politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *