• |
ide | kryesore

Skandali/ Nuk i pëlqyen kritikat, Valencia ndërpret mbledhjen e fondeve kundër kancerit të Canizzares

Sport



Rrezikojnë të ngrenë një stuhi të paparë fjalët e ish-portierit spanjoll Santiago Canizares kundër Valencias e në vecanti ndaj presidentit Anil Murthy. Ashtu si raporton Marca, duke folur për El Partidazo de Cope, ish-portieri ka hedhur akuza të rënda ndaj pronarit të ‘Lakuriqëve të natës’.

“Anil Murthy ka anulluar një projekt që kishte nisur me Valencia, për të luftuar kancerin tek fëmijët për shkak të kritikave të mia për klubin”. Akuza e Canizares kundër numrit 1 të Valencias, ka marrë edhe përgjigjen nga klubi. Ish-portieri, pas vdekjes tragjike të të birit, kishin hapur bashkë me të shoqen një fondacion, El Sueño de Vicky, për të ndihmuar kërkimet kundër sëmundjes që i mori fëmijën 5 vjec. Fatale sipas tij ishin fjalët e thëna nga ish-portieri i Valencias për krizën e klubit dhe kritikat për shkarkimin e teknikut Marcelino.

Vetë portieri ka lajmëruar më pas se projekti do ta vazhdojë e do të bashkëpunojë me Real Madrid, pasi Valencia vendosi të ndalojë gjithcka.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *