• |
ide | kryesore

Reina nga ferri në parajsë: Milan fiton me përmbysje, por spanjolli priti penalltinë në fund

Sport, Video



Ndodh e pamundura, por në fund festa është e Milan. Kuqezinjtë marrin frymë, duke gjetur suksesin pas tre humbjeve radhazi. Reina nga fajtor për golin e 1-0 të Genoa, bëhet heroi për penalltinë e pritur ndaj Schone në kohën shtesë. 1-2 në Ferraris tregon një Genoa që iluzionohet pas golit të Schone në goditjen e dënimit në fund të pjesës së parë, ku vendimtar ishte Reina me gafën e bërë.

Portieri zëvendësoi Donnarumma që u dëmtua gjatë nxemjes, por gati fundoi Giampaolon me atë që bëri. Goli i Theo Hernandez me rifillimin e lojës i ktheu kuqezinjve besimin e humbur, përpara se 90 minutat të vendoseshin nga goli vendimtar i Kessié me penallti (faull i Biraschi, që u ndëshkua me karton të kuq, pas thërritjes nga Var).

Giampaolo gjeti të gjitha lëvizjet në pushim të ndeshjes, duke ndryshuar fatet e lojës: Leao mori vendin e Piatek e Paquetà zëvendësoi Calhanoglu. Kuqezinjtë kishin ritëm, vertikalizime dhe dëshirë për të përmbysur rezultatin dhe golat e Theo Hernandez e Kessie i dhanë frymëmarrje Giampaolos në pankinë.

Gjërat u komplikuan kur forcat në fushë u barazuan: kartoni i dytë i verdhë për Calabria dhe Genoa tentoi me dëshpërim të mos dilet e mundur nga kjo sfidë. E pikërisht në të 44′ Kouame në kontakt me Reina fiton penalltinë e konfirmuar me Var. Do ishte kapaku për mbrëmjen e errët të spanjollit, por Reina këtë herë kuptoi goditjen e Schone dhe shpëtoi fitoren e Milan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *