• |
ide | kryesore

MotoGP/ Marquez kampion bote: në Buriram festë e dyfishtë: fitore e titull

F1, Sport



“Duam gjithcka”. Marc Marquez nuk gabon e në Thailandë merr gjithcka, ashtu si premtoi: fitore e Botëror, i teti për të, duke lënë pas në finish Fabio Quartararo e Maverick Viñales. Kanibali Marquez nuk bën ulje në përgjithësi, imagjino në ditën e tij të lavdisë. Spanjolli nuk humbi kohë, shfrytëzoi menjëherë shansin për titullin e në Thailandë rrëmbeu kurorën botërore. Titulli i tetë në moshën 26 vjecare, për një palmares të mbushur me prestigj e triumfe, që është e destinuar të vazhdojë të pasurohet. Përpara tij vetëm Giacomo Agostini (15 tituj), Angel Nieto (13), Mike Hailëood, Valentino Rossi e Carlo Ubbiali (9): të paharrueshmit drejt të cilëve Marc ka mundësinë më të mirë për ti ndryshuar hierarkitë.

Në Buriram, Marc nuk bëri asgjë me llogari, por i dha jetë një gare me karakter. I mjaftonin vetëm dy pikë më shumë se Dovizioso: misioni i përmbushur. Por Marquez nuk bëri kompromise e për një pjesë të mirë të garës iu qep Quartararo, në distancë sigurie, duke i studiuar linjat e performancën për të kryer pastaj sulmin final. Shkëputja e tij në xhiron e fundit nuk pranon kundërshti. Podiumin e mbylli Viñales, ndërsa Dovizioso është shumë larg: i katërti 4°, 11″ e asnjëherë në lojë për të marrë podiumin numër 100°.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *