• |
ide | kryesore

Tre të rrezikuar dhe një i pashpresë: java e shtatë lëkund pankinat

Sport



Shtatë javë nuk janë shumë, por nuk janë as pak, sidomos për ato skuadra që kanë një objektiv për të arritur e koha punon kundër tyre. Kampionati është I cuditshëm dhe askush nuk është shkëputur, por pikërisht për këtë, tre pankina janë momentalisht të nxehta. Luhatjet e rezultateve, dy humbjet rradhazi kundër Teutës e Vllaznisë, e kanë kthyer ne risk Shpëtim Duron. Kukësi është vetëm 2 pikë nga kreu, por pas shtatë javësh presidentin Gjici e vret shumë vendi i shtatë ku pozicionohet skuadra. Skuadra nuk ka lojën që shpresonin tek Blutë, Abazaj e Gavazaj nuk po arrijnë të shprehen, por ndoshta këtu pak mund të bëjë tekniku, që gjithësesi e ka të qartë se siguria tek Kukësi nuk ekziston.

Nuk ndihet më mirë Ardian Mema, pas barazimit me vendin e fundit të renditjes. Flamurtari duhet të ishte pedana e hedhjes për bardheblutë pas dy humbjeve rradhazi, por autogoli I shtesës ia vështirësoi bashkëjetesën në klub teknikut, që fatin për të qenë ende në detyrë duhet ta lidhë me ngadalësimin e të gjithëve. Mbijetoi, por sepse askush nuk mund të bëjë gjë për Flamurtarin në këto kushte, Dritan Sadedini. Tekniku ka marrë vetëm dy pikë në shtatë javë dhe ka vetëm një fitore në 9 ndeshjet sezonale, por në Vlorë është i domosdoshëm sepse është i vetmi i disponueshëm. Rrezikon jo pak edhe Sulejman Starova. Laci vuan mbi të gjitha vazhdimesinë dhe ka humbur pikën e forcës, ndeshjet në shtëpi. Me Bylis barazimi ishte ndoshta edhe I pafat, por tani Kupa është mbushur…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *